Mediet serbe: Rama refuzon Francën, për ndërmjetësim së bashku me Macron

Lajme

Mediet serbe: Rama refuzon Francën, për ndërmjetësim së bashku me Macron

Nga: F.B Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:33
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit me presidentin francez, është pyetur nëse i është ofruar të jetë ndërmjetësues së bashku me Macron në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku theksoi se nuk pranon sepse ai mbron interesin e shqiptarëve dhe Kosovës, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Rama ka thënë se ai nuk është personi i duhur që do të mund të ndërmjetësonte dialogun, pasi ai mbron interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Këtë deklaratë kryeministri shqiptar e bëri për portalin “Balkanweb” pas takimit me presidentin francez Macron në Paris .

“Iu mbetet liderëve të Kosovës që të avancojnë dialogun sipas bindjes së tyre. Natyrisht me mbështetjen e plotë timen dhe qeverisë sot edhe nesër të Tiranës, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje ndryshe për arritjen e qëllimit”, tha Rama.

Ai ka shtuar se me presidentin francez kanë biseduar për planin investues evropian në Ballkan dhe se Shqipëria po përpiqet të marrë mjete për disa projekte të rëndësishme regjionale edhe kombëtare.

“Kemi biseduar gjatë për situatën në regjion dhe përparimin e raporteve mes vendeve në regjion, procesin e dialogut mes Kosovës edhe Serbisë dhe temat tjera”, tha Rama duke mos zbuluar detaje të këtyre bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat