Pastrim parash apo luftim i kundërshtarëve politikë?

Lajme

Pastrim parash apo luftim i kundërshtarëve politikë?

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Rasti i llogarive bankare të politikanit serb Dragan Gjilas ka hapur debate të shumta në Serbi. Po a po përdoren këto zbulime për luftimin e kundërshtarëve.    

Llogaritë e mundshme bankare të kryetarit të Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjilas, janë shndërruar në një temë politike të dorës së parë në Serbi. Megjithëse është bërë një përpjekje e konsiderueshme për të paraqitur të gjithë operacionin si një kërkim të pavarur nga media të caktuara të regjimit, koha e operacionit tregon se shteti kryesisht kërkonte llogaritë e politikanit të opozitës.

Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej 10 deri më 12 mars, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pyeti udhëheqësin e SAA Dragan Đilas nëse ai kishte llogari në Mauritius dhe Zvicër, pasi që i ashtuquajturi ekip hulumtues i gazetës "Večernji Novosti" filloi të publikonte një histori të gjatë rreth detajeve të llogarive Gjilasit.

Keqpërdorimi i shtetit

Kreu i SSP mohoi të gjitha këto akuza, duke iu referuar së pari një llogarie jo-ekzistente në Deutsche Bank në Mauritius, si dhe një kompanie jo-ekzistente në Zvicër. Ai paralajmëroi aktakuza për vepër penale dhe falsifikime, por përfaqësuesit e shtetit serb vazhduan me akuza. Administrata për Parandalimin e Pastrimit të Parave të pista në Serbi, e cila është pjesë e Ministrisë së Financave, njofton se duke u "bazuar në dokumentet e 'Večernji novosti', ajo tashmë ka kërkuar nga shërbimet partnere jashtë vendit që të japin shpjegime për mundësinë e kryerjes së krimeve - kryesisht evazion fiskal, pastrim të parave të pista dhe fshehje e pasurisë së patundshme”.

Image
Dragan Gjilas, kryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP)

Shërbimi i referohet ndihmës së Egmont Group, një trupë prej 164 shërbimesh të inteligjencës financiare, anëtare e Financial Intelligence Units. Ky shërbim ofron shkëmbim informacionesh për çështje financiare, financimet e terrorizmit dhe për pastrimin e parave të pista.

Por duket qartë se shteti ka pasur informacione për kontot e Dragan Gjilasit edhe më parë, ndërsa thuhet se hetimet kanë filluar pas informacioneve të mediave. Ndaj shtrohet pyetja, si është e mundur që të ketë informacione të tilla nëse nuk ka pasur ndonjë hetim zyrtar?

"Mund të mos jetë aq e rëndësishme kur bëhet fjalë për politikanë apo qytetarë të zakonshëm, por unë supozoj se është e mundur të merren të dhëna të tilla përmes ndonjë ndihme juridike ndërkombëtare. Por në shumicën e vendeve është e nevojshme që të shpjegohet pse kërkohen këto të dhëna", thotë Zlatko Miniq për DW. Përfaqësuesi i orgnizatës "Transparentnost Srbija" pohon se organizatat ndërkombëtare nuk interesohen nëse është në pyetje ndonjë interes politik, por ai mendon se ka shkaqe për të besuar se qëllimet e këtij hetimi ishin të natyrës politike.

„Kjo është parë edhe në rastet e hetimeve ndaj disa gazetarëve dhe organizatave joqeveritare, ndërkohë që organizatat ndëkombëtare kanë paralajmëruar se gjërat e tilla nuk duhet të përdoren për qëllime politike".

Motivet politike të hetimeve

Bashkëbiseduesi i DW tërheq vëmendjen në rastin kur Administrata për Parandalimin e Pastrimit të Parave në korrik të vitit 2020 kërkoi nga bankat në Serbi të hetonin transaksionet financiare të 57 organizatave dhe individëve nga shoqëria civile dhe mediat. E në mesin e tyre kishte dhe politikan opozitar, si Vuk Jeremiq,  kryetar i Partisë Popullore. Autoritetet pohonin se ky ishte një kontroll rutinë, por ky shpjegim nuk i kënaqi Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara (KB) për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut në Luftën kundër Terrorizmit. Ata e panë këtë si një luftë të Serbisë kundër mediave dhe OJQ-ve, si një abuzim të ligjeve për luftën kundër terrorizmit.

Image
Beogradi

Sekreti publik

Zlatko Miniq beson se fakti që "njerëz nga politika po kërkojnë këto të dhëna forcon dyshimin se këtu bëhet fjalë për presione politike, jo vetëm kundër Gjilasit, por edhe të tjerëve. Një rast tjetër ishte ai i hetimeve ndaj deputetit Aleksandar Martinoviq. Por ka dhe raste të bizneseve të dyshimta të ministrave, si Sinisha Mali, i cili ka shitur një firmë përmes firmave të dyshimta, e ku dyshohet se janë bërë pastrime të parave të pista. Ndërsa organet e hetuesisë kanë konstatuar se nuk ka bazë për hetime, thotë Miniq.

Autoritetet serbe thonë se ato vetëm po respektojnë ligjet, por Miniq mendon se tani i gjithë arsenali i shtetit është përqendruar në hetimet kundër opozitarit Gjilas, për të cilin në në 7-8 vitete fundit kemi dëgjuar shpesh se ka vjedhur 619 milionë euro. Por Miniq thotë se ata kanë hetuar të paktën 20 raste të tjera ku shteti nuk ka reaguar fare, e bëhet fjalë për pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Ka dyshime se bëhet fjalë për aksione të koordinuara ndaj kundërshtarëve politikë./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat