79-vjeçari nga Buroja që jeton me 5 plumba në trup

Lajme

79-vjeçari nga Buroja që jeton me 5 plumba në trup

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:28
Hajzer Duraku

Lotët dhe malli e shoqërojnë gjithmonë, sa herë që ka në dorë këtë uniformë të ushtrisë.

Hajzer Duraku nga fshati Burojë i Skënderajt, ani pse në një moshë të shtyrë, ishte shumë i vendosur për ta mbrojtur atdheun.

Më e dhimbshme për Durakun ishte vendosmëria e djalit të tij të madh, për t’iu bashkangjitur babait në luftë.

Ai madje shton se ishte vullneti dhe zemra e madhe që i shtynë për të luftuar, edhe pse nuk kishin mjete për ta mbrojtur veten.

79-vjeçari kujton disa momente, kur pushkën e tij i dhuroi disa ushtarëve të tjerë, për të cilët thotë se nuk kishin frikë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat