Apeli refuzon kërkesën e mbrojtjes, lë në paraburgim kryetarin e Kllokotit

Lajme

Apeli refuzon kërkesën e mbrojtjes, lë në paraburgim kryetarin e Kllokotit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Bozidar Dejanoviq.

“Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 13.03.2021, sipas të cilit i pandehuri duhet të qëndroi në paraburgim deri më 12.04.2021.

B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale,  se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se Apeli vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprën penale, për të cilën po dyshohet.

“Po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen në liri, ai  mund të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale apo të ndikojnë në prova ose dëshmitarë. Gjykata konstatoj se aplikimi i ndonjë mase tjetër më të butë, në këtë fazë nuk është i përshtatshëm”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat