“Shpërthen” ish-agjenti i SHIK-ut: Behajdin Allaqin e Shaban Shalën i vranë, pastaj i zhdukën Thaçi me Kadri Veselin

Lajme

“Shpërthen” ish-agjenti i SHIK-ut: Behajdin Allaqin e Shaban Shalën i vranë, pastaj i zhdukën Thaçi me Kadri Veselin

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:18
Kadri Veseli, Behajdin Allaqi dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se atdhetarët Behajdin Allaqi dhe Shaban Shalën i kanë vra e pastaj zhdukë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ky reagim i Miftarit vjen pas aktakuzës që po përflitet ndaj Liburn Aliut, të cilën e quan hakmarrje të Pronto-drejtësisë.

Postimi i plotë:

Hashim, Isë, Kadri, Lumez..!

I kot dhe shumë i ulët është tentimi i atyre që 20 vite rresht vranë, tradhtuan, vodhën, plaçkiten... miliarda euro nga populli i jonë i varfër

Tentimi që qindra mijëra vepra penale tujat me barazua veten me Liburn Aliun që duke mbrojt interesin e shtetit nuk ja paska lëshua dikujt me plot të drejt një leje ndërtimin.!

Shkoni more në 300 rrota të sames, kjo hakmarrje e Pronto-drejtësisë ndaj Liburn Aliut, kjo aktakuzë pa krip, pa bazë, kjo hakmarrje prapë nuk e zhbën të vërtetën se atdhetarët e LPK-së Behajdin Allaqin dhe Shaban Shalën i kanë zhduk, domethënë i kanë vrarë Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat