Detaje të reja rreth plagosjes që ndodhi mbrëmë në Pejë

Lajme

Detaje të reja rreth plagosjes që ndodhi mbrëmë në Pejë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:14
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth plagosjes që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20.

“Viktima mashkull ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me të cilin kishte pas një zënkë kishte shtëne me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishte plagosur. Viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marr në spitalin rajonal në Pejë e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje në njoftim thuhet se “Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e fishekut të armës së zjarrit”.

Policia bën të ditur se në Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat