Kroati që mban tatuazh shqiponjën, flet për dashurinë e madhe që ka për Kosovën ndonëse nuk ka qenë kurrë

Lajme

Kroati që mban tatuazh shqiponjën, flet për dashurinë e madhe që ka për Kosovën ndonëse nuk ka qenë kurrë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 09:18
Pamje nga videoja

Një i ri nga Kroacia përmes videove të ndryshme në rrjete sociale po e tregon dashurinë që ka për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ai thotë se nuk ka qenë kurrë në Kosovë, megjithatë shprehet se ka simpati të madhe për shqiptarët.

Ai thotë se për shqiptarët ka dëgjuar nga babai i tij i cili gjatë luftës në Kroaci kishte pasur bashkëluftëtar nga Kosova dhe ia kishte rrëfyer këtë histori.

Ai thotë  për  Kanal 10 se babai e ka mësuar gjithmonë për luftën dhe kurrë për urrejtjen.

Ai madje mban tatuazh edhe shqiponjën dykrenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat