Gazetari i Kosovës thotë se sot foli shqip në mes të Beogradit, me ata që shkuan ta marrin vaksinën

Lajme

Gazetari i Kosovës thotë se sot foli shqip në mes të Beogradit, me ata që shkuan ta marrin vaksinën

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:25
Beograd

Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi ka raportuar gjatë gjithë ditës nga Beogradi ku u panë radhë të gjata të qytetarëve që ishin duke pritur për të marrë vaksinën anti-Covid.

Seferi raportoi se në mesin e mbi 10 mijë qytetarëve që ishin duke pritur, mbi 1 mijë janë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore shihen duke pritur për të marrë dozën e vaksinës Pfizer dhe Biontech.

Në fund të ditës, Seferi përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar një fotografi nga puna e sotme, duke thënë se sot foli shqip në mes të Beogradit.

"Në peshkim të lajmit...e falënderoj një shqipe për foton...për mua të pakten ishte një ditë ku fola shqip më shumë se zakonisht", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat