Djali i Cimës përlotet teksa tregon betejën e aktorit të njohur me COVID 19 dhe porosinë e tij të fundit

Lajme

Djali i Cimës përlotet teksa tregon betejën e aktorit të njohur me COVID 19 dhe porosinë e tij të fundit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 08:46
Artan Thaçi

Artan Thaçi, djali i aktorit të njohur Rasim Thaçit-Cimës që pak ditë më parë ka ndërruar jetë pas një beteje me COVID 19, ka treguar porosinë e tij të fundit.

Emisioni i ka kushtuar hapsirë të veçantë vendit ku zakonisht Cima e pinte kafën e mëngjesit, duke folur nga ai vend me djalin e tij Artanin që ka treguar edhe për betejën e aktorit të njohur me COVID 19.

Zakonisht, ai thotë se Rasim Thaçi e fillonte ditën me dy vëllezërit e tij duke pirë kafe nga ai vend.

“Ditën e ka fillu në këtë kafe, me vëllezërit e tij, e shpesh herë edhe me mu, nëse najherë kam pas kohë pak ma shumë kam ardhë ëktu i kam shoqëru. Krejt ditën maksimumi dy kafe, ka qenë njeri që nuk e ka tepru me gjana, me kafe ose me sene tjera. Zakonisht me një espresso e ka fillu ditën gjithmonë.

Kur i ka ardhë koha em shku në katun menzi s’ka prit, edhe vozitjen e ka pas ma të shpejtë, dojke shumë ma shpejt me mbërri. Aty për të është kanë jeta. Edhe këtë vit e bëjke plan me shku”, thotë ai.

I njëjti ka shtuar se edhe vetë është emocionuar derisa ka shkuar për herë të parë në vendin ku babai i tij e pinte kafen e mëngjesit.

“Kur u nis ame ardh ë prej shpis janë do emocione të përzime, ndoshta ende është fillimi, ende në mendjen time është se ai është këtu diku, kur vishim këtu më shumë unë kam dëgju ose kam qesh, se ka qenë e pamundur me qëndru në tavolinë e mos me pas ndonjë batutë. E ka pas një energji, gjithmonë kam thanë që është vullkan brenda, se ka dhanë energji të mirë gjithkund. Është thjesht një inspirim. Edhe kur kam tentu diçka me këshillu, në atë aspektin që mos me harru, e ka pas formën e vet qysh me thanë”, shton tutje ai.

Artani ka treguar edhe për porosinë e fundit që ia ka lënë Cima.

“Edhe në spital sa kam qenë gjatë tërë kohës për të, ka thanë që gjithmonë me u kujdes për familjen, familja ka qenë për të e shenjtë, me u kujdes mos me lanë njëri-tjetrin keq, kjo ka qenë porosia e tij”, thotë ai, duke treguar edhe për betejën em COVID 19.

“Ishte fillimi i muajit mars që ne e kuptuam se është i infektuam me virus, qysh atë ditë kemi shku te mjeku për kontroll, e i ka bë disa fotografime nuk ishte keq ka ana e mushkërive. Nuk ka pas sëmundje tjera, ka qenë fizikisht shumë mirë. Ka fillu menjëherë me terapi, ditëve në vazhdim ju rëndu gjendja, ishte herë mirë herë jo, pas një jave filloi gjendja më shumë me ju keqsu e u detyruam që ta dërgojmë në spital për një kontroll, na thanë se duhet me ndalë në klinikë infektive, se nuk arrinte në frymarrje me qenë mirë.

Pas tri ose katër ditëve filloi me ju përmirësua gjendja, edhe aty na bënte me kesh. Babi me ato batutat e tij e bënte një atmosferë të mirë aty brenda, që ishte shumë pozitive për të dhe pacientët e tjerë”

“Deshta me cekë që pasi që bëri mirë në Klinikë Infektive, ishte shumë interesant kjo sëmundje e paparashikueshme, sa ishte mirë ditën tjerë ishe përtokë, u keqësu gjendja shumë sa u detyruam me dërgu në repartin intensiv, aty filloi pastaj përsëri me u përmirësu. Pacientëve pos që ju humb durimi e kanë edhe një pasiguri brenda, nuk është e lehtë me qenë aty, me pa gjithçka, me pa pranë tyre duke ndërru jetë dikush”, ka thënë tutje ai.

Artani ka treguar edhe momentin kur ka marrë lajmin se babai i tij ka vdekur.

“Sot një javë e pat një përkeqësim të gjendjes, këto vlerat e saturimit i ranë në 29 nuk munde me marrë frymë vet po vetëm përmes aparaturave. Janë mundu doktorët e kanë bërë të pamundur po e kanë intubu, e prej të hanës deri të premten kur edhe ka ndërru jetë. Mu pikërisht më kanë thirrë më thanë po thërrasim prej repartit intensiv, a mundeni me ardhë deri në spital se z.Rasim iu është përkeqësu gjendja.

Me thanë të drejtën e disha çka ka ndodhë, po dojsha me pa me sytë e mi. Më thanë që njëherë e kanë kthy në jetë po nuk ju kanë stabilizu vlerat, po prap kanë fillu me ra shumë edhe pas shumë tentimeve zemra nuk ka duru edhe ngushëllime ka ndërru jetë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat