Aktivisti i VV-së ia ofron shtëpinë dhe truallin falas Albin Kurtit

Lajme

Aktivisti i VV-së ia ofron shtëpinë dhe truallin falas Albin Kurtit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:55
Sokol Halili

Sokol Halili, aktivist i VV-së, ishte bërë i njohur gjatë kohës së fushatës, kur duke xhiruar një video “live” në rrjetet sociale kishte goditur një qen me veturën e tij.

I njëjti është shfaqur përsëri, tani i përfshirë në debatin për shtëpinë e Albin Kurtit që është përfolur ditëve të fundit.

Halili është i gatshëm të ofroj shtëpinë e tij 550 m2 me 12 ari truall për kryeministrin e Kosovës.

Ky është njoftimi i tij:

Pas një publikimi dhe propagande kundër Albin Kurtit për shtëpinë me qira unë i bajë thirrje publike ALBIN KURTIT sa herë që ki nevojë unë SOKOL HALILI jam në mbeshtetje Tanë personale por jo atu ku janë gjithë ata sahan lëpirsa që tukan rrokë si Miza kali në Prapan*c.

Gjatë gjithë jetës time unë kame qenë i pavarur dhe i tillë jam edhe sot.

Të gjithë para ardhësit e Albin Kurtit kanë nga 300.hektar tokë minimum dhe janë multi milionera duke vjedhur popullin e Kosovës.

Une i bajë thirrje publike Albin Kurtit qysh sot jam i gatshëm të ja fali shpin 550m² me 12.ari trull ne Hajvali ose 126.metra Banesë në Dardani. Vetëm që ti themi Banditëve se Populli e ka votuar Albin Kurtin dhe populli e ngritë.

Dhe do ti qendron mbrapa.

Këta ja kanë bërë për Shtepin që paska marr Albin Kurti sikur mue kur e pata shkel Ate Qenin e Deges se?

Kryministër Albin Kurti Godit mos tanin se pasha zotin për LDK.PDK.AAK.NISMA.AKR.

Edhe 20 vite nuk e kishin lëshu shtetin mu qkap.

S.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat