Dr. Nikollë Shabani: Do t’i mbrojmë shtëpitë tona në Mal të Zi

Lajme

Dr. Nikollë Shabani: Do t’i mbrojmë shtëpitë tona në Mal të Zi

Nga: Rexhep Elezaj Më: 31 mars 2021 Në ora: 10:11
Dr. Nikollë Shabani

Shoqata kristiane shqiptare, "Kuvendi i Arbërit-1703” – (Concilium Albanum MDCCIII) me seli në Ludwigshafen në Gjermani, protestoi fuqishëm kundër njoftimit mbi projekt-ndryshimet e planifikuara në Ligjin për Regjistrat e vendbanimit, i cili të premten e kaluar u shqyrtua nga Qeveria e Malit të Zi.

Në një takim të jashtëzakonshëm, të mbajtur të shtunën në mbrëmje (27 mars) në Ludwigshafen am Rhein, anëtarë të kësaj shoqate iu drejtuan qeverisë dhe parlamentit, se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar miratimin e ndryshimeve në këtë ligj, sepse ndihen të diskriminuar.

Adresa jonë e protestës i drejtohet ekskluzivisht dëshirës tonë për ta ruajtur të drejtën për t’i mbrojtur adresat e shtëpive tona në Mal të Zi, sepse askush nuk mund të na e japë statusin e të huajit (refugjatit), ose të përpiqet ta zvogëlojë praninë tonë në shtetin e Malit të Zi.

Paraardhësit tanë kanë luftuar gjithmonë për t’i ruajtur këto vatra, që nga koha turke, lufta kundër fashizmit e deri në referendumin e vitit 2006. Ne votuam në mënyrë demokratike dhe votën tonë askush nuk mund të na e mohojë, ajo gjithmonë do të dëgjohet, pavarësisht a jemi fizikisht në Mal të Zi apo larg tij - ne do jemi gjithmonë aty!

Nuk ia vlen të na keni për kundërshtar, sepse shumë janë penduar për një trajtim të tillë – kështu është rekomanduar nga takimi i jashtëzakonshëm ku morën pjesë presidenti i Shoqatës, Dr. Nikollë Shabani dhe shumica e anëtarëve të saj në një konferencë audio-vizuale.

Image

Njoftim proteste:

Dr. Shabani, theksoi për të përditshmen malazeze, “Pobjeda”, se ky deklarim nuk është politik, as mbështetje për ndonjë grup politik, dhe se ai shpreson se mendja e shëndoshë do të mbizotërojë dhe se ndryshimi i paralajmëruar i ligjit në fjalë nuk do të ndodhë!

Nga e hëna, ne do të fillojmë procedurën për marrjen e lejes për protestë, e cila është mbase specifike për shkak të rrethanave të epidemisë së virusit Korona. Ne jemi duke planifikuar të mbajmë protesta para Konsullatës së Përgjithshme të Malit të Zi në Frankfurt, si dhe para ndërtesës së Bashkimit Evropian në Bruksel, po ashtu do përgatisim një peticion me të cilin do t’i njoftojmë gjithë deputetet e Bundestagut gjerman mbi diskriminimin tonë të ardhshëm, madje edhe udhëheqësit e partive të tyre për këtë diskriminim i cili do na bëhet me miratimin eventual të këtij ligji, duke shtuar se, nëse është e nevojshme edhe për festën tradicionale familjare të Pashkëve, me 4 Prill do mblidhemi para Konsullatës malazeze në Frankfurt.

Në ditët në vijim, me qëllim të organizimit të përbashkët, Dr. N. Shabani do të flasë edhe me shumë personalitete të diasporës malazeze në Gjermani - me Vojo Vuksanović, Srđa Plamenac, Nenad Popović, Selimanjin Beka, Rifat Stanković, ndërsa z. Sokol Daciç tashmë e ka marrë përsipër koordinimin në Frankfurt.

Kjo është padrejtësi

Dr. N. Shabani shtoi se në takimin fillestar në Ludwigshafen, u konkludua se "grupi i Arbnorëve nuk dallojnë asgjë nga malazezët, boshnjakët, bokeljët dhe serbët, sepse janë të njëjtë sikur të tjerët që ndjehen të thirrur për shkak të kësaj padrejtësie", dhe se synojnë që të ftojnë edhe aktivistë nga grupet tjera etnike për një qëndrim dhe protestë të përbashkët.

Duke theksuar, se Arbnorët janë popull autokton në territorin e shtetit malazez, se ata jetojnë kryesisht në Plavë, Gusi, Rozhajë, Podgoricë, Tuz-Malësi, Tivar, Shestan, Rumi, në brigjet e Liqenit të Shkodrës, Ulqinit, Bregu i Bunës dhe në Svaç. Thotë se Arbnorët jetuan me dinjitet dhe të lire në trevat e veta autoktone në territorin e sotëm të Malit të Zi deri në vitin 1571, dhe se prej atëherë e deri më sot ata janë detyruar të emigrojnë disa herë".

Arbnorët në këto territore u persekutuan në masë menjëherë pas pushtimit otoman me 1571, kur filloi emigrimi masiv në pjesë të ndryshme të Italisë, veçanërisht në Istri (Koper), ku pallatet e fisnikëve Arbnorë, si Borisi, Bruni, Brati, etj., janë ende të ruajtura. Pastaj kemi migrimin masiv arbnorë me 1736 në Zadër, kur edhe priftërinjtë u zhvendosën me ta. Kjo ishte periudha kur otomanët përsëri goditën të krishterët në këto anë, pas mbajtjes të “Kuvendit të Arbërit- 1703” (Concilium Albanum MDCCIII) i iniciuar nga Papa i atëhershëm, Albani Clementi – XI- me origjinë nga anët tona. Papa e inicioi dhe e konsolidoi Kuvendin e Arbërit përmes kryepeshkopit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviqit nga Perasti. Deri më tani, është folur për emigrantët nga këto zona, por asgjë për emigrantët në Koper dhe Zadër – rekomandojnë nga kjo Shoqatë.

Ata thonë se kështu ishte edhe me 1878 dhe 1918, madje edhe emigrimi i parafundit i Arbnorëve (shqiptarëve)në vitet 1960-ta.

Familjarët tanë morën pasaporta pa e ditur as vetë se si duket çertifikata e tyre e lindjes, njësoj si 300-400 vjet më parë, vetëm se tani, përveç priftërinjve kishte edhe hoxhallarë të pranishëm në emigracion. Ky emigrim u krye me transferim në Itali, sikur shqiptarët nga këto anë të ishin refugjatë nga Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës në mërgim në ish Jugosllavi, por që Italia i mori në kampet e saj për t'i shpërndarë më pas në gjithë botën (SHBA, Australi, Evropa Perëndimore, etj). Kjo u vazhdua me emigracionin demokratik pas fillimit të sistemit shumë-partiak në vitet 1990-ta, i nxitur edhe nga kriza ekonomike, “të përshtatshëm ose të papërshtatshëm” (politikisht, v.j.), por edhe nga presioni i formacioneve paraushtarake për luftë, e që ne asaj lufte kurrë nuk i përkisnim, rekrutimet në baza kombëtare, etj.

Çuditem se si ekzistojmë ende, madje edhe pseudonimi pakicë nuk na është dhënë pa shkak, sepse t’i cilësosh shqiptarët në Malin e Zi si popull pakicë në vatrat e tyre shekullore, është diskriminimi i madh, paralajmërim i privimit aktual nga e drejta jonë legjitime për të na hequr të drejtën për të votuar në shtëpinë-vendin tonë, kjo i tejkalon të gjithë kufijtë e durimit, është shprehur, Dr. Nikollë Shabani.

Në seancën e së premtes, Qeveria miratoi informacionin mbi ndryshimet e planifikuara në Ligjin për Regjistrat e vendbanimit dhe qëndrimit, dhe se me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar kriteret për ndryshimin e Ligjit për Regjistrat e vendbanimit dhe qëndrimit, i cili do të dërgohet për diskutim publik. Theksohet se ndryshimet e propozuara në Ligj u nxitën nga fakti se vetëm një vendbanim i rregulluar do të thotë një listë e saktë e votuesve. Gjegjësisht, Kushtetuta e Malit të Zi, Neni 45, përcakton të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe për t'u zgjedhur, ai i cili i ka mbushur 18 vjeç dhe ka të paktën dy vite qëndrimi në Malin e Zi.

Si një nga problemet kryesore, i cili është gjithashtu një burim mosbesimi në vetë procesin zgjedhor, u shpreh se e drejta e votës përdoret nga qytetarët malazezë të cilët në thelb kanë një vendbanim fiktiv, dmth. vendbanimi i regjistruar dhe asnjëherë i ç`regjistruar në Mal të Zi, dhe de facto jeton dhe fiton jashtë vendit me qëllim për të qëndruar atje, si dhe këta persona nuk kanë asnjë detyrim të ç’regjistrojnë vendbanimin e tyre, por kjo lihet si një mundësi e paraparë me Ligj në regjistrin amë dhe atë rezident. Ministria e Brendshme formoi një grup pune për hartimin e ndryshimeve në këtë ligj dhe vazhdoi hartimin e vet këtij aktit, i cili ndryshon mundësinë e ç`regjistrimit të vendbanimit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të këtij njësiti legjislativ, - u njoftua të Premten në mbrëmje pas seancës së Qeverisë.

Marrë nga gazeta e përditshme “Pobjeda” e cila botohet në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat