Porosia speciale e Blinken, Vuçiç flet për letrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Lajme

Porosia speciale e Blinken, Vuçiç flet për letrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Nga: F.B Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:38
Antony Blinken

“Përjashto tregimin për njohjen e ndërsjellë, letra është me përmbajtje dhe e mirë”, ka thënë Vuçiq për letrën e pranuar nga sekretari amerikan i shtetit

Vetëm pak ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ka marrë një letër jo të zakonshme nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, që e vlerëson me përmbajtje por që nuk i pëlqen “njohja e ndërsjellë”, kanë shkruar mediat serbe, përcjell “Bota sot”.

Sekretari amerikan Blinken ka dalë nga protokolli diplomatik duke i dërguar letër presidentit të Serbisë, në të cilën qëndron porosia e shkruar me dorë, shkruajnë mediet serbe.

"I mbaj mend mirë takimet dhe bisedat dhe iu gëzohem përtëritjeve të tyre", ka shkruar Blinken me stilolaps në fund të letrës që u publikua në “Novosti” dhe e cila është dërguar me 23 mars, për të cilën Vuçiq falënderohet për urimin që ky i kishte dërguar në zgjedhjen e tij sekretar i shtetit.

Se nga Blinken ka pranuar letër jo të zakonshme, Vuçiq e zbuloi parmbrëmë, duke vlerësuar se nëse nuk llogaritet “pjesa për njohjen e ndërsjellë me Kosovën” , në të gjitha aspektet tjera letra është me “përmbajtje edhe e mirë”, për çka e falënderon Blinken.

"Unë e kam uruar për pozitën me rëndësi në ShBA dhe besoj që edhe ai kujton bashkëpunimin, bile me dorë të vetë ka nënshkruar diçka, kështu që është lajm me rëndësi”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat