​Osmani – lojtarëve para ndeshjes me Spanjën: Çdo lëvizje e juaja do jetë një notë shtesë në himnin tonë

Lajme

​Osmani – lojtarëve para ndeshjes me Spanjën: Çdo lëvizje e juaja do jetë një notë shtesë në himnin tonë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:10
Vjosa Osmani

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri të fillimi i ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka lëshuar një mesazh motivues drejt lojtarëve të cilët sonte zbresin në fushë kundër Spanjës.

Ajo ka thënë se “zemrat dhe mendjen e kemi te ju sonte”, derisa ka shtuar se “çdo lëvizje e juaja do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.”, përcjellë KosovaPress.

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit në “Facebook”

Më shumë se lojë futbolli, gjithnjë krenari!|

Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës. Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim.|

Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjen i kemi me ju.

Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.

E gjithë Kosova sonte jemi një!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat