Televizioni serb publikon hartën e Kosovës dhe të Sanxhakut të ndarë nga Serbia, kjo ishte arsyeja

Lajme

Televizioni serb publikon hartën e Kosovës dhe të Sanxhakut të ndarë nga Serbia, kjo ishte arsyeja

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:39
Harta e Kosovës e prezantuar në TV serb

Mediat në Serbi janë alarmuar pasi një televizion në këtë shtet e ka paraqitur hartën e Kosovës të ndarë nga Serbia.

Gjithastu ai ka paraqitur edhe Sanxhakun të ndarë nga ky shtet.

Në një emision të televizionit “BN TV”, me temën “Luftë në paqe, apo bashkëpunim”, ku ishte myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq dhe profesori universitar Çedomir Antiq, është paraqitur harta e Kosovës, e ndarë nga Serbia me vijë të kuqe, kurse Sanxhaku me vijë të kuqe të më të theksuar paraqitet i ndarë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas gazetës serbe “ndonëse vija ndarëse [e Kosovës] nuk është sikurse ajo e ndarjes me shtetet e tjera që kufizohet Serbia, në hartë nuk figuron emërtimi ‘Kosova dhe Metohia’, por vetëm Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat