Vlora Çitaku i reagon Bernard Challandesit: E çka tash?!

Lajme

Vlora Çitaku i reagon Bernard Challandesit: E çka tash?!

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:58
Vlora Çitaku dhe Bernard Challandes

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj trajnerit të Kosovës, Bernard Challandesit.

Ishte Challandesi që për humbjen e Kosovës ndaj Spanjës tha se kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë.

“Kemi mundur të pranonim më shumë gola, ka ndodhur me Gjermaninë, ka pranuar gjashtë, gjashtë, ne jemi Kosovë dhe kemi luftuar kundër një skuadër shumë të fortë. Kjo është mënyra se si ne bëjmë progres. Kurrë s’kemi luajtur kundër një kundërshtari si ky, progresi është një rrugë e gjatë. Ti nëse dëshiron mund të kritikosh trajnerin, po kjo skuadër ka probleme, me lëndime e gjëra tjera, ne po luajmë në kualifikime për Botërorin ku mund të shkojnë vetëm 12 ekipe, duhet ta kuptoni sa vështirë është për ne”, ka thënë ai.

Ndërsa Çitaku pohon se,  nuk është rupt të humbësh nga Spanja, por mendësinë humbëse duhet ta refuzojmë.

E sipas saj, i fundit që duhet ta thotë një gjë të tillë është trajneri i Kosovës.

Të jemi të qartë sonte,

Kombëtarja jonë e futbollit nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.

Nuk është turp me të mundë Spanja në shtëpi të vet. Topi i rrumbullakët është.

Ama, mendësinë humbëse duhet ta refuzojmë.

Në këtë ligë nuk shkohet me humbë. I fundit që duhet ta thotë një gjë të tillë është trajneri i ekipit. Paramendojeni, po të njëjtin ekip kemi me e pritë pas ca muajsh në Kosovë. E çka tash?! Me u dorëzu para lojës a?!

Lojtarët i kemi tepër të mirë. Tash, kadal dale po mësohemi me e ba edhe lojën.

Me Kosovën ❤️??❤️”, shkruan ajo.

Ndryshe, Kosova është mposhtur 3:1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillua në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat