Varhelyi: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë “dyert e hapura” për dialog

Lajme

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë “dyert e hapura” për dialog

Nga: F.B Më: 1 prill 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Komisari Evropian për zgjerim edhe fqinjësi Oliver Varhelyi, duke marr pjesë në debatin online “Serbia në rrugën e rrëshqitshme drejtë anëtarësimit në BE”, ka deklaruar se shpreson që procesi i bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë të përshpejtohet, duke nënvizuar rëndësinë që ka dialogu, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Varhej duke potencuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës edhe Serbisë, ka ftuar të dy palët që të shfrytëzojnë rastin e “dyerve të hapura”, duke shpresuar se dialogu do të jetë prioritet i qeverisës së Kosovës, pasi ai është me rëndësi kyçe, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Ai shtoi se shpreson se bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE të përshpejtohen dhe kjo varet nga vet Serbia dhe realizimi i reformave kyçe.

"BE duhet të sigurojë e parashikojë procesin, ashtu që të bëhet e qartë çfarë mund të pritet nga vendet kandidate dhe si të sigurohet që ai vend nëse përmbush ato, duhet që edhe BE të përmbush. Mendoj se në bazë të metodologjisë së ndryshuar, kemi rastin të përshpejtohet bashkëngjitja”, ka thënë Varhej në debatin e organizuar nga “Klingedejl” dhe ambasada e Serbisë në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat