Nga PSD-ja propozojnë një emër të ri për President

Lajme

Nga PSD-ja propozojnë një emër të ri për President

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:58
PSD

Edhe Partia Socialdemokrate ka propozuar një emër për presidente.

Nol Nushi nga kjo parti, ka propozuar Mimoza Kusari – Lilën për presidente të Kosovës.

Kjo është një ironi e tij, e cila sinkronizon me 1 prillin.

Është për çudi se si PSD-ja e cila ka dështuar sikurse partia Ora, për secilën ditë mundohen të jenë në qendër të vëmendjes me kritikat e tyre që tashmë askush nuk po i merr seriozisht.

Më poshtë ua sjellim postimin e Nushit:

Ne vend se ta bëjnë shefe të Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari duhet të propozohet për presidente të Kosovës.

Ajo ka qenë në AKR, LDK, LVV, Alternativa, ka bërë koalicion me PDK etj.

Edhe ka aktakuzë për korrupsion, edhe flet kundër korrupsionit.

Edhe ka privatizuar ndërmarrje publike, edhe flet kundër privatizimit të egër.

Edhe e lëvdon Thaçin si figurë historike, edhe e shanë kur ia lypë partia.

Edhe ka shërbyer si ministre në qeveritë e kaluara, edhe fyen të gjitha qeveritë ku ajo ka bërë pjesë.

Edhe...

Përfaqëson spektër të gjerë diskursesh e ideologjishë. Është e të gjithëve nga pak dhe din me punu me dhe për krejt.

Është unifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat