Çun Lajçi: 8 muaj e ruajta pensionin ta blej një iPhone 12, kur u sëmura thashë paratë s’më dalin as për ilaçe

Lajme

Çun Lajçi: 8 muaj e ruajta pensionin ta blej një iPhone 12, kur u sëmura thashë paratë s’më dalin as për ilaçe

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:13
Çun Lajçi

Aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ka rrëfyer se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin  e tij, pasi që siç thotë atij është i dashuruar në teknikë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçi ka thënë se i ka kursyer paratë që ta blejë një telefon të modelit iPhone 12.

“Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.

Por aktori rrëfen tutje se kur u infektua me COVID-19, tërhoqi nga banka paratë për të cilat tha se nuk i dalin as për ilaçe.

“Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe! Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!”. Ka shkruar Lajçi në Facebook.

Ai njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më 28 mars përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Unë jam hajvan

Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!

Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!

A dini pse?

Sepse jam hajvan!

Jam i dashunuem n’teknikë!

Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!

Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe!

Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!

Qashtu ndodhi!

Fort i marr jam!

Dardani, 01.04.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat