Qytetarët fillojnë të mobilizohen për t’ia blerë një iPhone12 aktorit Çun Lajçi

Lajme

Qytetarët fillojnë të mobilizohen për t’ia blerë një iPhone12 aktorit Çun Lajçi

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:35
Çun Lajçi

Rrëfimi i aktorit lidhur me një iPhone12 ka prekur qytetarët.

Aktori Çun Lajçi me anë të një postimi në rrjete sociale ka rrëfyer një histori interesante.

Ai tha se për tetë muaj kishte mbledhur paratë e pensionit në mënyrë që ta blente një iPhone12, pasi është i dhënë pas teknologjisë.

Por, aktori nuk arriti ta bëjë këtë gjë për shkak se paratë iu deshën për shërimin nga COVID-19.

“Jam i dashunuem n’teknikë si t’isha fëmijë!

Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistëve çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje, bani bashkë paret e bleje thiun!

Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka.

Merri paret o thi hajvan, se tybe s’të dalin për ilaçe!”, shkroi ndër të tjera ai.

Ky postim i aktorit ka prekur qytetarët, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që t’ia grumbullojnë paratë për iPhone12 aktorit.

Ata me anë të komenteve në statusin e Çun Lajçit kanë thënë se janë të gatshëm të dhurojnë nga 20 e 50 euro.

Madje, një prej tyre u zotua se do ia blejë vetë atë, por aktori e kundërshtoi duke e falënderuar. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat