Serbia në shok: Pas kaq vitesh kanë zbuluar se Ushtria e Malit të Zi kanë bashkëpunuar me NATO-n për ta bombarduar Serbinë

Lajme

Serbia në shok: Pas kaq vitesh kanë zbuluar se Ushtria e Malit të Zi kanë bashkëpunuar me NATO-n për ta bombarduar Serbinë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:48
Vladimir Lazareviç

Një deklaratë nga një ish kolonel serb, ka ngritur Serbinë në këmbë.

Para pak ditësh gjeneral-koloneli i ushtrisë jugosllave në pension Vladimir Lazareviç, thotë se ka zbuluar që shteti i udhëhequr nga Milo Gjukanoviç, bëri tradhti ndaj Serbisë gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999.

Ndërsa ushtarët malazezë në Ushtrinë Jugosllave mbronin Kosovën dhe RFJ-në me jetën e tyre, zyrtarët malazezë, nga ana tjetër, ndihmuan në mënyrë aktive kriminelët e NATO-s gjatë bombardimeve, për të cilat udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut janë akoma mirënjohës’ ka thënë ky kolonel tashmë i plakur e në pension.

Ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës në Kosovë dhe bombardimet e NATO-s të RFJ-së, dhe më vonë komandanti i Ushtrisë së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, vlerësoi faktin e trishtuar që ushtarët malazezë janë aktualisht në Kosmet si pjesë e forcave okupuese të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat