Viola Von Cramon tmerron serbët i thotë hapur Spanjës se iu pëlqen apo jo Kosova është shtet i pavarur dhe duhet trajtuar si e tillë

Lajme

Viola Von Cramon tmerron serbët i thotë hapur Spanjës se iu pëlqen apo jo Kosova është shtet i pavarur dhe duhet trajtuar si e tillë

Nga: F.B Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:07
Viola Von Cramon

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon  ka deklaruar në debatin që vazhdon rreth ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror Spanja- Kosova se “i pëlqen apo jo pushtetit spanjoll – Kosova është e lirë dhe shtet i pavarur dhe ashtu duhet të trajtohet”, gjë që ka tmerruar mediet serbe, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Cramon me këtë veprim edhe njëherë si shkruan “Alo” padyshim po tregon se është lobuese e krijesës së quajtur shtet i Kosovës.

Cramon këtë deklaratë e ka bërë përmes rrjetit social Twiter, ku ka cituar deputeten katalonase Mirijam Nogueras që ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka ftuar Spanjën të pranojë këtë (siç e thotë krijesë).

“I pëlqen apo jo pushtetit spanjoll, Kosova është e lirë dhe shtet i pavarur dhe duhet të trajtohet si e tillë”. Po ashtu i u drejtuar Spanjës “Ju lutem njiheni Kosovën. Kjo nuk është vetëm futboll, por gjë përfikte që të nis njohja nga kjo”, ka shkruar Viola Von Cramon .

Të përkujtojmë se deputetja e PE hapur ka pranuar se angazhohet dhe lobon për pavarësinë e Kosovës. Ajo që është më e keqja në atë deklaratë është se ka thënë, "se atë e bënë nga bindja e pastër pa kompensim material ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat