“Mjafton nga aty që secili fshat a vendbanim në veri të bombardohet” - si do të duket baza e re ushtarake në Kosovë

Lajme

“Mjafton nga aty që secili fshat a vendbanim në veri të bombardohet” - si do të duket baza e re ushtarake në Kosovë

Nga: F. B. Më: 3 prill 2021 Në ora: 08:44
FSK

Në pjesën jugore të Mitrovicës do të ngritët baza më e madhe e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në lartësinë mbidetare mbi 1 mijë metra, shumë afër vijës ku serbët përbëjnë banorët kompakt, dhe nga aty rrjedh shqetësimi i tyre edhe në Kosovë edhe në Beograd, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Deri në kodrën e Cernushës mund të arrihet në dy drejtime, nga jugu nga ana e Vushtrrisë dhe veriu nga rrëza e minierës Stan terg.

Të dy këto kalime kalojnë nëpër territorin e banuar me shqiptarë, baza do të ketë hapësirën prej 200 hektarë, ndërsa aktualisht shërben për transmetues të telefonisë mobile edhe sinjale të radiove..

Pronë e kësaj hapësire është komuna jugore në Mitrovicë, e cila ia ka dhënë në shfrytëzim këtë hapësirë FSK që është në procesin e transformimit në ushtri.

"Kjo bazë praktikisht është pritë në të cilën pritet egërsira. Kjo është bazë prej të cilës mund të veprohet me artileri dhe nuk ka pse të lëviz. Mjafton nga aty që secili fshat a vendbanim në veri të bombardohet dhe serbët e shohin si rrezik të madh ndërtimin e kësaj baze”, shprehet Ilija Elezoviç nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Me pjesën jugore drejtojnë shqiptarët, ndërsa me atë veriore serbët. Nga lartësia e Cernushës të dy pjesët shihen si në pëllëmbë të dorës.

Në jug të Mitrovicës nuk e kanë ndjesinë që kanë serbët në veri. Propozojnë që baza ushtarake të quhet Isa Boletini sipas udhëheqësit gueril të rezistencës shqiptare ndaj turqve, serbëve edhe malazezëve.

Thuhet se me bazën e re, Mitrovica do të jetë qytet stabil dhe “secili centimetër e vendit i mbrojtur”.

"Baza do të ketë poligon për gjuajtje, vend për vëzhgim dhe do jep mundësi për zhvendosje e lëvizje të shpejta, përkatësisht depërtim dhe vendosje në veri deri në vijën administrative me Serbinë qendrore, për të pamundësuar sjelljen e ndihmës nga Beogradi për banorët e rrezikuar serbë. E gjithë kjo me kusht që KFOR mos të ndalojë veprim të tillë", thotë Milovan Drecun, kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë.

Marrëveshja mes NATO-së dhe Beogradit është që pjesëtarët e FSK nuk mund të veprojnë në veri pa miratimin e KFOR-it.

Në KFOR thonë se NATO ende shqyrton nivelin e përkushtimit të FSK dhe edhe më tutje i sheh si organizatë për reagim në fatkeqësi.

Nga dhjetori 2017, kur Kuvendi i Kosovës miratoi transformimin dhjetëvjeçar të FSK në ushtri, kjo organizatë me të madhe po ndërton infrastrukturën dhe kapacitetet për disa mijë ushtarë.

Pjesëtarët e forcës së sigurisë para disa kohe janë në përgatitje për misionin e parë paqeruajtës dhe po ashtu do të marrin pjesë ne stërvitjen operacionale të NATO-së “Mbrojtësi i Evropës” që do përfshijë të gjithë regjionin përveç Serbisë qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat