Eskalon Ridvan Berisha, me gjuhë rrugaçësh në mbështetje të Agim Veliut

Lajme

Eskalon Ridvan Berisha, me gjuhë rrugaçësh në mbështetje të Agim Veliut

Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:31
Ridvan Berisha

Gjatë së shtunës është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte zgjedhja e Presidentit të vendit. Mëgjithëse u provua të votohet për të parin e shtetit, votimi dështoi dy herë për shkak të mos përmbushjes së kuorumit.

E për këtë çështje ka reaguar edhe gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha, që së fundmi u suspendua nga drejtimi i emisionit politik “Debat”.

Ai e ka cilësuar Mimoza Kusarin, ushtruese e detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, si kontrabanduese bizare votash.

Image

E gazetar Berisha ka përmendu me emër edhe Lutfi Hazirin, të cilin e ka akuzuar se po i nënshtrohet Kurtit.

Ish-drejtuesi i emisioni politik nuk ka lënë pa përmendur edhe Enver Hoxhajn, kryetar i PDK-së, e Albena Reshitajt, deputete e AAK-së.

Ndërkaq, në komente Berisha ka eskaluar në etiketime e ofendime.

Vjosa Osmanit, kandidate për presidente, i është drejtuar si “inxhe”.

Por, Berisha i ka dalur në mbrojtje Agim Veliut teksa ka sharë në komentin ku e përmend edhe emrin e Lutfi Hazirit.

Image

Kujtojmë që dje është tentuar të votohet për president të Kosovës, por duke mos arritur të kompletohen votat e nevojshme për kuroum.

Ndërsa, seanca për zgjedhjen e shefit të shtetit do të vazhdojë sot me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat