Mediet serbe: Po skadon afati për zgjidhjen e presidentit të Kosovës

Lajme

Mediet serbe: Po skadon afati për zgjidhjen e presidentit të Kosovës

Nga: F.B Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:16
Kuvendi i Kosovës

Në Kosovë ende nuk ka marrëveshje për zgjidhjen e presidentit të institucioneve, ndërsa afati skadon nesër, mbrëmë dështoi përpjekja, sepse nuk pati kuorum dhe mbledhja u shyt për sot, shkruan RTS, transmeton “Bota Sot”.

Duket se zgjedhja e presidentit është më afër se zgjedhjet, por koalicioni fitues i Kurtit edhe më tutje nuk i ka dy të tretat e votave për Vjosa Osmanin.

Deputetët e LDK-së, partisë së dikurshme të Osmanit ishin në sallë, në rrethin e parë ia bënë kuorumin, por nuk votuan. Sipas procedurës, në dy rrathët e parë duhen 80 vota në kutinë e votimit, dhe në herën parë kishte 78, në të dytën 79.

Nuk votuan tre deputetë të LDK-së dhe kjo bëri që të dështoi rrethi i parë. Pastaj, pasoi përpjekja për bindje të tyre përfshirë edhe ish-kryeministrin Hotin që nuk ka raporte të mira me Osmanin dhe Kurtin.

Përpjekja për bindje dhe presion do të vazhdojë me gjasë edhe sot, prandaj kanë lënë kohë për vazhdimin e mbledhjes.

Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, duke parë situatën dhe mungesën e votave, kumtoi se vazhdimi do të bëhet ditën e sotme në ora 17.00, ose do shpallen zgjedhjet e reja.

Sipas kësaj, nesër në mesnatë skadon afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, por ka zëra se ky ka qenë afati para fillimit të procesit, ndërsa me fillim ai zgjat deri me 5 maj.

Në zgjedhjen e presidentit kanë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë, duke kërkuar nga deputetët qëndrimin në sallë dhe shmangien e zgjedhjeve të reja. Deputetët kanë dy mundësi: zgjedhjen e presidentit apo shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje, dilemë kjo që duhet të zgjidhet sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat