Kurti po formon ushtrinë, ndërton bazë ushtarake për të mbajtur serbët në nishan, serbëve nuk iu jep vendin në qeveri e BE dhe ShBA heshtin!

Lajme

Kurti po formon ushtrinë, ndërton bazë ushtarake për të mbajtur serbët në nishan, serbëve nuk iu jep vendin në qeveri e BE dhe ShBA heshtin!

Nga: F.B Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës po prodhon krizë politike dhe me aksionet e tij rrezikon paqen në sy të ndërkombëtarëve kanë vlerësuar analistët Orhan Dragash e Dushan Janjiq , shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Përderisa Prishtina e papenguar përparon në formimin e ushtrisë së saj, me të madhe paralajmërohet baza më e madhe ushtarake në jug. Rrethanat e pavolitshme në të cilat duhet të vazhdojë dialogu, në çka mungojnë edhe reagimet e BE dhe ShBA por edhe faktorëve tjerë në mënyrë shtesë minohet edhe nga vendimi i kryeministrit Kurti, që serbëve të ju jap vetëm një nga dy vendet ministrore sipas Kushtetutës. Biseduesit e “Kurir” tërheqin vërejtjen se Kurti po prodhon krizë politike me aksionet edhe veprimet e veta dhe rrezikon paqen në sy të ndërkombëtarëve.

Kërcënimi me dhunë

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë Orhan Dragash konsideron se perëndimi duhet të i tërheq vërejtjen Prishtinës që është burim i përhershëm i jo stabilitetit.

“Kushdo që është në pushtet, nuk ndryshon rrjedha kryesore e politikës së tyre, e ato janë provokimet, kërcënimet dhe tensionet. Në Prishtinë e dinë mirë se forcat e tyre të sigurisë nuk mund të bëjnë asnjë hap në veri pa miratimin e KFOR-it dhe misionit të NATO-së dhe kjo iu është thënë përsëri. Por këtë qartë duhet ta dënojnë edhe politikanët në perëndim që kanë ndikim në Prishtinën. Çfarë të pritet nga Kurti kur ia kanë uruar fitoren në zgjedhje, dhe si të pritet të jetë tolerant edhe demokrat evropian?, pyet Dragash.

Sipas tij” ai është politikan destruktiv, shumë më i ashpër se paraardhësit. Ai tash prodhon kriza rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe me atë çështje do merren muajt që vijnë, duke fituar pikë me aksione të këtilla dhe duke rrezikuar paqen. Serbia ka arsye të shqetësohet për sigurinë e vetë, por është mirë që Vuçiq qartë tërhoqi vërejtjen në këto kërcënime duhen ndalen sepse po rrezikohen serbët e Kosovës.

Diplomacia po fle

Analisti dhe politikani Dushan Janjiq thotë se nuk habit mungesa e reagimit nga BE edhe ShBA në hapin e pushtetit në Kosovë, sepse Prishtina merr pjesë në sistemin e sigurisë së NATO-së.

“Kjo me bazën ushtarake përsëri u aktualizua, sepse i konvenon Kurtit. Temë tjetër është tentimi i anashkalimit të Listës Serbe, që shihet se nuk do mundet. Është normale qe LS të kërkojë vendet e garantuara ministrore në qeveri sipas Kushtetutës , ndërsa diplomatët janë burokrat e duan të flenë sa më shumë, duke pritur vendimet nga qendrat”.

Sipas Janjiq “ata duan që për çdo gjë të arrihet pajtim në paqen e Zotit, kjo nuk ndodhë sepse shoqëria në Kosovë nuk është ashtu. Fakt është forcimi i LS, ndërsa dobësimi i korpusit politik të Kosovës në raport me koalicioni e luftës para 4 viteve. Tash do të shihet nëse Kurti do ja dal të zgjedh presidentin dhe përmbyll pushtetin apo të provokojë zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat