Këto janë fjalët e Luan Krasniqit për Vjosa Osmanin

Lajme

Këto janë fjalët e Luan Krasniqit për Vjosa Osmanin

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2021 Në ora: 11:39
Këto janë fjalët e Luan Krasniqit për Vjosa Osmanin

Boksieri me famë botërore, Luan Krasniqi ka uruar popullin e Kosovës, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se Osmani është fryma dhe trashëgimia e Ibrahim Rugovës.

“Urime Kosovë!

Urime Presidente Osmani!

Ju jeni fryma dhe trashëgimi i të madhit Ibrahim Rugova, ju jeni frymëzim i atdhedashurisë, sinonim i rrugës së mirëfilltë që Kosovën dhe qytetarët e saj i shpie drejt lirisë së përhershme, drejtë paqes së përhershme, drejtë demokracisë e sovranitetit të gjithëmbarshëm, në familjen e madhe Evropiane dhe atë Verioantlantike.

Shëndet dhe suksese!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat