A po përfshihet edhe Rusia në dialogun Kosovë-Serbi, ja çfarë shkruajnë serbët

Lajme

A po përfshihet edhe Rusia në dialogun Kosovë-Serbi, ja çfarë shkruajnë serbët

Nga: F. B. Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:31
Ilustrim

Gazeta serbe ka njoftuar se delegacionet e Prishtinës edhe Beogradit të kryesuara nga Vuçiq edhe kryeministri Kurti mund të takohen në shtator në Paris në prani të presidentit francez Makron, përfaqësuesve nga Rusia dhe ShBA, transmeton “Bota sot”..

Ky duhet të jetë takimi i dytë mes Kurtit edhe Vuçiq pas bisedimeve në Berlin, ndërsa ndër temat e mundshme përmendet Asociacioni dhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur.

Qëllimi i takimit të delegacioneve që do kryesohen nga krerët e dy vendeve do të jetë përpjekja për relaksimin e raporteve, pasi nuk dihet kur mund të vazhdojë dialogu i Brukselit.

Sipas mediumit serb, temë kryesore e takimit të shtatorit pritet të jetë Asociacioni i komunave me kompetenca ekzekutive në çka insiston Serbia, përderisa kryeministri i Kosovës kërkon që ai të jetë në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimin se nuk mund të ketë “shoqatë një nacionale”, në të njëjtën kohë Serbia kërkon përmbushjen e formimit sipas marrëveshjes së rritur në Bruksel.

Sipas “Pravda” krahas asociacionit pritet të bisedohet edhe për zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe varrezave masive në territorin e Serbisë në çka insiston Kosova.

Nga burime të administratës së BE-së thuhet se është i mundshëm edhe takimi Vuçiq-Kurti në BrukseI , para takimit në Paris. Një mundësi të tillë e ka theksuar edhe i dërguari special Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë edhe në Beograd.

Nëse do ketë takim edhe bisedime mes presidenti serb edhe kryeministrit të Kosovës, ai do jetë takimi i tyre i dytë  pas Berlinit, ku Kurti pat bërë publik fjalimin e tij, ndonëse ishte takim i mbyllur, shkruan gazeta.

Sipas këtij mediumi është interesant se krahas përfaqësuesve të ShBA-ve është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesit rus, andaj shtrohet pyetja apo kthehet Rusia në bisedimet për Kosovën dhe ai problem u rikthye nga problemi evropian në nivel botëror.

“Rusët ka mundësi të kthejnë pozitat e tyre në Ballkan, lënia e bisedimeve të statusit të Kosovës vetëm evropianëve edhe amerikanëve, do të thotë humbje e ndikimit rus në Ballkan që për ta është me rëndësi strategjike. Perëndimi për disa vite edhe dekada tenton të shtyjë ndikimin rus nga Ballkani”, ka thënë një burim diplomatik.

Sipas tij, pushteti i kaluar ka bërë gabim kardinal kur bisedimet i na bartu nga OKB në BE.

“Pushteti i kaluar e ka bërë këtë me urdhër të perëndimit, por tash shihet se BE është e pafuqishme të zgjidh këtë çështje. Për Serbinë, do të ishte më mirë që çështja të kthehet në nivel global dhe krahas BE-së e ShBA-ve që mbështesin tradicionalisht shqiptarët , të jetë e Rusia që mbështet Serbinë dhe të ketë prapë lojtar të mëdhenj si Kina e Rusia. Në këtë rast, pjesëmarrja e Moskës do të ishte lajm i mirë për Serbinë” shkruan gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat