“Thaçin edhe Osmanin i bashkon urrejtja për serbët”, Drecun: Osmani nuk është e gatshme për marrëveshje

Lajme

“Thaçin edhe Osmanin i bashkon urrejtja për serbët”, Drecun: Osmani nuk është e gatshme për marrëveshje

Nga: F. B. Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:12
Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë, Milovan Drecun përkujtoi se pas zgjedhjes presidente Vjosa Osmani në fjalimin e vetë para deputetëve ka thënë se "drejtësia nuk do të arrihet përderisa kriminelët serb nuk dalin para gjykatës”.

Këtë ai e tha në TV Pink, ku ishte së bashku me Milosh Gariç, tha se tash është Osmani në krye të Prishtinës dhe “duhet biseduar dhe përball me atë që do bëjë ajo në të ardhmen”, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

"Politika shqiptare është e pranishme tek të gjithë politikanët shqiptar në Kosovë, ajo është e padurueshme ndaj popullit serb dhe e pa gatshme për arritjen e ndonjë marrëveshje për zgjidhjen përfundimtare”, tha Drecun.

Kjo sipas tij është që e bënë dialogun mes palëve të pa perspektiv. Ndërsa Gariç tha se Osmani ka vazhduar aty ku e la para se të zgjidhet presidente.

"Ajo u votua me po aq vota sa Thaçi, ndonëse Kurti dhe ajo u përpoqën të rrisin votat dhe të shmangen rrethi i tretë”, tha Gariç.

Sipas tij Thaçi edhe Osmani janë në anë të ndryshme politike, janë rival dhe kanë armiqësi mes vetes, por përveç numrit të deputetëve kanë edhe të përbashkëta.

"Ata në kuptimin politik janë të ndarë, por në urrejtjen ndaj serbëve nuk kanë dallime”, tha ai.

Sipas Gariç, Osmani në deklarata më herët e bart barrën e fajësisë mbi Serbinë, duke dashur të tregojë se Serbia është fajtore dhe ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, me qëllim diskreditimin e saj para ndërkombëtarëve.

"Kjo është përpjekje që të ndalet suksesi diplomatik i Serbisë në vitet e fundit. Ajo tash ka tjetër pozitë nga ajo para 10 viteve apo 20 viteve, ndërsa ata përpiqen të rikthejnë fotografinë e rrejshme për Serbinë”, tha Gariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat