40-vjeçari bie nga ndërtesa në Prishtinë, Policia e Kosovës jep detaje

Lajme

40-vjeçari bie nga ndërtesa në Prishtinë, Policia e Kosovës jep detaje

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:33

Një punëtor ndërtimtarie ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

40-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, ajo theksoi se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat