Selakoviç e quan OKB organizatën më të rëndësishme për Serbinë, shkak UNMIK-u

Lajme

Selakoviç e quan OKB organizatën më të rëndësishme për Serbinë, shkak UNMIK-u

Nga: F.B Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:11
Nikola Selakoviç

Ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç, në takimin me shefen e zyrës së OKB në Beograd Mari Jamashito, ka deklaruar se OKB për Serbinë është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare, shkruajnë mediet serbe.

“Puna e zyrës së OKB-së në Beograd sipas tij ka rëndësi të veçantë pasi ajo është kanali kryesor i komunikimit me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), prania e të cilit është jetike për Serbinë , ka kumtuar ministria e jashtme.

Selakoviç ka shtuar se UNMIK duhet të mbetet i angazhuar me të gjitha çështjet e rëndësishme në realizimin e rezolutës 1244 të KS të OKB dhe në mandatin e pandryshuar dhe vëllimin e njëjtë.

Ai ka përsëritur se shqyrtimi i vazhdueshëm i situatës në Kosovë nga KS ka rëndësi të madhe për Serbinë, duke u nisur nga fakti se “gjendja në terren vazhdon të jetë e ndjeshme edhe jo stabile dhe me incidente të shumta, ku dëshmitar është edhe vetë UNMIK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat