Nesër nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Kosovë

Lajme

Nesër nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Kosovë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se nesër fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç.

“Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1Tetori””, thuhet në njoftim.

MSh thekson se për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhet në njoftim.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat