Ambasadori gjerman: Bombardimi në vitin 1999 ishte i domosdoshëm, duhej të ndalnim gjenocidin

Lajme

Ambasadori gjerman: Bombardimi në vitin 1999 ishte i domosdoshëm, duhej të ndalnim gjenocidin

Nga: F.B Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:43
Thomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 është çështje kontroverse, por reagimi ishte i domosdoshëm sepse duhej të ndalej katastrofa dhe gjenocidi në Kosovë, shkruajnë mediet serbe.

“Jam i vetëdijshëm se kjo është çështje kontroverse dhe mos të ishte vendimi i OKB-së për nisjen e aksionit ushtarak, por një vendim duhej marr, me qëllim të evitimit të katastrofës humanitare dhe gjenocidit” tha Schieb për televizionin e Vojvodinës, përcjell Bota sot.

Ai shtoi se bombardimi “ishte shumë i vështirë për Serbinë, por nuk duhet harruar se nuk ndodh kot”.

"Problem është të gjendet zgjidhje për Kosovën, përpara ishte aplikuar zgjidhja diplomatike”, tha ai.

Ambasadori gjerman tha se është kyçe vazhdimi i dialogut dhe qëllimi i këtij procesi është i qartë e kjo është normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve.

"Të gjithë pajtohen se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe kjo do jetë në dobi të Kosovës edhe Serbisë dhe gjithë regjionit”, shtoi Schieb.

Në pyetjen nëse Gjermania mund të ndal mbështetjen për Serbinë në rrugën evropiane, nëse Beogradi nuk njeh Kosovën, Schieb tha se “kjo është çështje hipotetike dhe nuk dëshiron të jetë aq pesimist”.

"Shpresoj se dy palët do jenë konstruktive, nuk mund të kryhen pozitivisht bisedimet nëse nuk ka besim dhe atmosferë të mirë. Apelojmë tek palët që të largojnë deklaratat që mund të përkeqësojnë atmosferën dhe vështirësojnë arritjen e kompromisit”, tha diplomati gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat