Ky është 7 vjeçari që ku humbi jetën nga një aksident në Lipjan

Lajme

Ky është 7 vjeçari që ku humbi jetën nga një aksident në Lipjan

Nga: A.M. Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:00
Sefer ( Sadri ) Sinani

Sefer Sinani është 7 vjeçari  i cili ka humbur  jetë, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rusicovc të Lipanit.

Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit.

“Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Telegram ngushëllimi:

E nderuar Familje Sinani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetës në mënyrë aksidentale të nxënësit Sefer ( Sadri ) Sinani, nxënës i klasës përgatitore në PNF në Resinoc.

Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit në lulen e rinisë.

Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë.

Pushoftë në parajsë ky engjëll i vogël!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat