Mediet serbe i japin hapësirë artikullit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Ëndrrat e Albin Kurtit për...”

Lajme

Mediet serbe i japin hapësirë artikullit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Ëndrrat e Albin Kurtit për...”

Nga: F. B. Më: 9 prill 2021 Në ora: 09:29
Albin Kurti

Në zgjedhjet parlamentare të 21 prillit në Shqipëri do të marr pjesë edhe dega e Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti, shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe shtron pyetjen nëse pas kësaj qëndron “Ëndrra për Shqipërinë e Madhe”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

“Fakti se ky subjekt po bënë fushatë, zgjedhore në shtetin fqinj dhe me emërtimin e njëjtët dhe pjesëmarrjen e vetë Kurtit në fushatë, natyrisht nuk po mirëpritet nga kryeministri shqiptar Edi Rama” shkruan FAZ.

Gazeta gjermane shkruan se VV nuk është e regjistruar si parti politike në Shqipëri, por prezantohet si iniciative qytetare që mbështet kandidatët t pavarur në zgjedhjet parlamentare, por në të ardhmen planifikohet shndërrimi në parti, shkruan DW.

Një nga kandidatët Bojken Abazi që njëherit është kryetar dege i VV në Tiranë, nuk ka dashur të përgjigjet pyetjes nëse ndjek rekomandimet e Kurtit.

"Do të ishte humbje e madhe për ne dhe organizatën nëse Kurti nuk do gjendet kohë që të këshillohet me ne, unë respektoj analizat e tij të thella dhe këshillat, ne i ndjekim ato , por është mirë të dëgjohen edhe ide të reja “ tha ai.

Ndër ato ide për shumë vite sipas FAZ është edhe qëndrimi se do ishte mirë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në një shtet”. “Natyrisht kjo nuk arrihet nesër as për disa vite, do ishte populliste të deklarohet kjo”, tha Abazi.

VV synon “me proces të qetë demokratik” të arrihet kjo përmes mbajtjes së referendumit në dy shtetet, ku sipas Abazit rezultati që mund të parashikohet është anketa në Shqipëri e Kosovë ku dy të tretat “do votonin për bashkim në referendumin eventual”.

Kurti ka paralajmëruar angazhimin edhe në Maqedoni, ku shqiptarët përbëjnë një të katërtë e popullsisë.

Në cilën masë VV mund të jetë e suksesshme në vendet fqinje, varet nga puna në “vendin amë” në Kosovë dhe përmbushja e pritjeve nga Kurti ka vlerësuar analisti Remzi Lani.

"Nëse vërtetë Kurti arrin sukses, atëherë degët në Shqipëri dhe vende tjera mund të bëhen tërheqëse. Do të jetë tregim tjetër dhe çfarë mase mund të sjell jo stabilitet shtesë në BAllkan, nëse programi i Kurtit afrohet në zgjatje të dorës”, ka shkruar gazetari i FAZ Mihael Martens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat