Ambasadori gjerman përsëri “godet” Serbinë

Lajme

Ambasadori gjerman përsëri “godet” Serbinë

Nga: N.Sh Më: 9 prill 2021 Në ora: 10:14
Tomas Schib

“Sipas mendimin dhe bindjes time krahasime të tilla janë të pashembullta, unë qëndrimin tim e kam shprehur në TV”, ka thënë ambasadori gjerman Tomas Schib duke përsëritur se “bombardimi i NATO-së në SRJ ishte mjeti i fundit për ndaljen e katastrofës edhe gjenocidit”, ndërsa krahasimi me operacionet në luftën e dytë botërore janë pa vend, shkruan “Espreso”, transmeton “Bota sot”.

"Për të kuptuar vendimin e bombardimeve, duhet shikuar zhvillimin e rrethanave para vendimit. Me muaj është kërkuar zgjidhje diplomatike për evitimin e luftës që u nis nga presidenti i atëhershëm Millosheviq. Tek pastaj kur ato përpjekje dështuan u morr vendimi për aksion ushtarak”, tha Schib.

Ai ka shtuar se “për shkak të mos arritjes së zgjidhjes së përbashkët në KS të OKB”, me qëllim të evitimit dhe ndalimit të katastrofës humanitare “u dashtë të merret vendimi”.

"Sipas bindjes së fortë të Gjermanisë dhe partnerëve të NATO-së, në ato rrethana të jashtëzakonshme dhe situatës së krizës kur në mënyrë masovike po shkeleshin të drejtat njerëzore në Kosovë ishte e arsyeshme përdorimi i mjetit të fundit”.

Sipas tij situata në Kosovë është përshkruar në rezolutën e KS OKB numër 1199  nga 23 shtatori deri 24 tetor 1998, ku “padyshim konstatohet gjendja dhe kërcënimi për paqen në regjion”.

"Bashkësia ndërkombëtare ka shterur mjetet në përdorim për zgjidhje paqësore të konfliktit dhe evitimin e katastrofës humanitare, prandaj vendimi sipas komentimit juridik të Gjermanisë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare”, tha ai

Schib tha se “aksioni ushtarak në vitin 199 nuk ishte drejtuar kundër popullit serb”, por” qëllimi ishte mbrojtja e popullatës civile në Kosovë”.

"Secila jetë e humb përbën tragjedi, në atë aspekt na vjen keq” tha ai në emisionin “Këndi i drejtë” te gazetarja Ljubica Gogiç, duke shtuar se shpreh përkulje për viktimat e pafajshme që humbën jetën në bombardimet e 1999” tha ai.

Ai shprehu kundërshtimin e krahasimit me përndjekjen naciste dhe luftën e dytë botërore, që padyshim ishte kriminale me çka Gjermania pushtoi Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat