Vuçiq për ambasadorin gjerman: Nuk krijomë armiq nga ata që i kemi miq

Lajme

Vuçiq për ambasadorin gjerman: Nuk krijomë armiq nga ata që i kemi miq

Nga: F. B. Më: 10 prill 2021 Në ora: 09:08
Tomas Schib

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se nuk do komentojë asgjë të keqe dhe fyese në llogari të ambasadorit gjerman Tomas Schib me rastin e deklaratës së tij rreth bombardimeve, duke shtuar se ai nuk ka thënë asgjë tjetër nga ajo që kanë si sqarim 19 vende që morën pjesë në bombardim.

Në pyetjen që të komentoj deklaratën e Schib që ka thënë se “qëllimi i bombardimeve në vitin 1999 ishte ndalimi i gjenocidit në Kosovë”, Vuçiq tha se ka këndvështrime të ndryshme për atë që ka ndodhur në vitin 1999.

"Të gjitha 19 vendet që morën pjesë në aksionin e bombardimeve, kanë këtë sqarim. Schib nuk tha asgjë tjetër të veçantë, e njoh si njeri që na ka ndihmuar shumë në rrjedhën e investimeve që do Serbia”, tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se është i bindur dhe askush ende nuk e ka dëshmuar, apo dënuar me ndonjë vendim se ka pasur qëllim gjenocidi.

Vuçiq tha se beson se ai u dashtë të përgjigjet në harmoni me politikën gjermane.

"Nuk më shkon ndërmend që ta fyej personalisht, sepse nuk e meriton”, tha Vuçiq.

Ai u shpreh se nganjëherë është mirë të dëgjohen deklarata të tilla sepse kuptohet çka me të vërtetë mendojnë vendet e zhvilluara që ishin pjesëmarrëse në bombardim.

"NE na mbetet të themi të vërtetën dhe gjërat të i shohim ndryshe, duhet të punojmë dhe bashkëpunojmë me gjermanët sepse është investuesi dhe partneri më i madh i Serbisë. Kjo nuk është vetëm çështje e parave, por edhe ndryshimit të vendit. Ne duhet të themi me çka pajtohemi dhe meçka jo, me krenari të mbrojmë pozitat tona, por edhe të ruajmë integritetin e atyre që i kemi miq dhe mos të bëjmë armiq nga miqtë", përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat