Ish-agjenti i SHIK-ut, paralajmëron arrestimin e një figure të madhe të UÇK-së

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut, paralajmëron arrestimin e një figure të madhe të UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:40
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla - fotografi e publikuar nga Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar arrestime të reja të Gjykatës Speciale.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se së shpejti në Hagë do iu bashkohet edhe një përforcim i ri.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet Hashim Thaçi, Kadri Veseli tashmë të arrestuar, së bashku me Azem Sylën dhe Xhavit Halitin.

Sipas aludimit të Miftari i arrestuari i radhës mund të jetë Azem Syla.

“Dy multi milionerëve me seli në burgun e Hagës ju shkon se shpejti edhe një përforcim ishalla nuk ma zanë SPO në befasi dajën pa pizhame tani në naj mëngjes pranveror!”, ka shkruar Naim Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat