Lajm i mirë për qytetarët e Podujevës, kaq shtëpia do të ndërtohen për familjet me gjendje të rëndë sociale

Lajme

Lajm i mirë për qytetarët e Podujevës, kaq shtëpia do të ndërtohen për familjet me gjendje të rëndë sociale

Nga: N.Sh Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:04
Halil Kastrati dhe Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët llapjan.

Ai tregon se do të ndërtohen 10 shtëpia për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit.

Ai ka nënshkruar marrëveshje me hoxhën Halil Kstrati, ku komuna me këtë rast do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata “Jetimat e Ballkanit” do ta kryejnë pjesën tjetër.

Postimi i plotë:

Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit.

Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës "Jetimat e Ballkanit". Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër.

E falënderova hoxhën për kontributin e vazhdueshëm në Komunën e Podujevës për t'ju dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale. Projekte të tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës derisa t'ju bëjmë zgjidhje të banimit secilës familje.

Falënderoj nga zemra të gjithë donatorët e shoqatës që po e mundësojnë realizimin e projekteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat