Paratë e kursyera për iPhone 12 i shpenzoi për Covid-19, qytetari ia blen Çun Lajçit telefonin e premtuar

Lajme

Paratë e kursyera për iPhone 12 i shpenzoi për Covid-19, qytetari ia blen Çun Lajçit telefonin e premtuar

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:08
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi, para disa ditësh kishte bërë të ditur se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin e tij, pasi kishte kursyer para për ta blerë një telefon të ri.

Lajçi kishte shkruar në “Facebook” se i ka kursyer paratë për ta blerë një telefon të modelit iPhone 12, por kjo i ishte pamundësuar pas infektimit me COVID-19.

“Iphone 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistëve, gazetarëve e panelistëve çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrëngoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.

E qytetarët në postimin që ka bërë vetë Çun Lajçi janë shprehur të gatshëm që të kontribuojnë me mjete financiare dhe ta ndihmojnë aktorin që ta blejë një iPhone 12.

E këtë e ka bërë sot një prej qytetarëve, i cili kishte premtuar se do të ia blinte Lajçit telefonin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga emisioni “N’frekuencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat