Hoti: I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve, Shaqir Hotin

Lajme

Hoti: I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve, Shaqir Hotin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:53
Shaqir Hoti

Ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur Shaqir Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka ndarë një dedikim në kujtim të jetës dhe veprës së instrumentistit tashmë të ndjerë, Shaqir Hotit.

Hoti shkruan në facebook se kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore do mbetet i përjetshëm.

”I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e respektuar Shaqir Hoti, që u nda nga familja e tij, nga miqtë dhe nga të gjithë ata që e respektuan për talentin dhe përkushtimin e tij për instrumentet popullore muzikore si fyelli, kavalli dhe instrumente të tjera”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat