Nexhmedin Spahiu “kapet” me Blerim Latifin, ja si e quan

Lajme

Nexhmedin Spahiu “kapet” me Blerim Latifin, ja si e quan

Nga: N.Sh. Më: 12 prill 2021 Në ora: 08:25
Blerim Latifi dhe Nexhmedin Spahiu

Profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu është ‘kapur’ me profesorin e filozofis Blerim Latifin.

Krejt kjo ka ndodhur pasi imami nga Drenasi Osman Musliu ka thënë se komandanti legjendar Adem Jashari e ka agjëruar Ramazanin.

E kjo ka bërë që Latifi ta quan atë si realizator të projekteve serbe.

Ndërsa Spahiu kritikon ashpër Latifin, që sipas tij, imami po e thotë të vërtetën dhe nuk ka të drejt ta shpall askush agjent të huaj.

“Blerim Latifi e paska sulmuar Osman S. Musliun si realizator të projekteve serbe pasi paska thënë se Adem Jashari  paska agjeruar Ramazanin. E para, Blerimi eskivon faktin themelor: A po gënjen apo po e thotë të vërteten Mulla Osmani? Nëse po e thotë të verteten, e unë e besoj  se Mulla Osmani po e thotë të vërteten, ateherë me çfarë të drejte shpallet agjent i huaj dikush që e thotë të vërteten publike, të cilën e dinë  edhe zogjtë e malit? Atdhedashuria e fetarizmi nuk kundërshtojnë njëra tjetrën”, shkruan Spahiu në Facebook.

“Kush mund të thotë se Gjergj Fishta si baba i atdhetarizmit shqiptar nuk ishte një fetar i devotshëm? Pse do t'i pengonte myslimanët që Gjergj Fishtës t'i bëhet përmendore me kryq e me veshje priftërore? Aspak. Të gjithë ne që adhurojmë Gjergj Fishten si atdhetar, si mendimtar, si poet e si baba te kombit e dimë se ka qenë një katolik i devotshëm”, shkruan tutje ai. 

“Ky fakt nuk e bënë më të vogël. Perkundrazi, e bënë edhe më të madh. Unë e kuptoj që Blerimi si ateist kish pasë qef që Adem Jashari të ketë qenë një ateist, po ja që ata që e kanë njohur na thonë se ka qenë një mysliman i devotshëm. Unë e kuptoj që Blerim Latifi kish pasë qef që krejt Kosova të jet ateiste, po ja që regjistrimi i popullsisë së Kosoves më 2011 na provon se ateistet si Blerim Latifi janë më pak se gjysma e 1%-shit të popullsisë së Kosovës”, përfundon Nexhmedin Spahiu.

Ndërsa Latifi në Facebook ka shkruar se “Përpjekjet me fetarizu figurën e Adem Jasharit, rënien dhe sakrificën e tij, janë thjesht dhe vetëm projekt i UDB-së”.

Ndryshe Osman Musliu dhe Blerim Latifi ka kohë që akuzohen mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat