Alarmohet Serbia: Albin Kurti ka qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Lajme

Alarmohet Serbia: Albin Kurti ka qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Nga: F.B Më: 12 prill 2021 Në ora: 08:47
Albin Kurti

Në Kosovë është i pranishëm nacionalizmi agresiv i shqiptarëve që po përpiqen që të spastrojnë etnikisht Kosovën dhe të i bashkëngjiten Shqipërisë, ka thënë për RTS, Slobodan Zeçeviç nga Instituti për studime evropiane, transmeton “Bota sot”.

Duke qenë mysafir i emisionit të mëngjesit ai theksoi se qëllimi përfundimtar i kryeministrit të Kosovës është bashkimi me Shqipërinë.

"Albin Kurti ka sjellë një garniturë të re të politikanëve që flasin atë që shqiptarët flasin me dekadë – ata kanë qëllim që të bashkohen me Shqipërinë, qëllimin përfundimtar i tyre nuk është Kosova e pavarur. Kosova e pavarur është vetëm një etapë kah bashkimin me Shqipërinë”, tha Zeçeviç.

Ai shtoi se në Kosovë aktualisht është i pranishëm nacionalizmi agresiv shqiptar dhe sulmi i fundit ndaj abatit Janjiq e dëshmon këtë..

"Ata praktikisht e kanë pastruar një pjesë të mirë të Kosovës dhe vazhdojnë këtë edhe më tutje. Para disa ditë sulmuan dy të rinj të nacionalitetit serb në veri të Mitrovicës, pastaj duan të hapin hetime kundër klerikut të Kishës Ortodokse – abatit të manastirit në Deçan Sava Janjiq kinse për krime lufte”, tha Zeçeviç.

Ai sqaron se identiteti dhe ekzistenca e popullit serb në Kosovë është i lidhur me Kishën ortodokse Serbe, prandaj nga ky shkak ata kanë “mprehur” sulmet ndaj klerit edhe objekteve të shenjta.

"Ata e kanë kuptuar se praktikisht identiteti i popullit serb është i lidhur me Kishën sikurse edhe ekzistenca e tyre andaj kanë orientuar sulmet ndaj saj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat