Gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, Daut Haradinaj “shpi për shpi” në disa lagje të Prishtinës

Lajme

Gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, Daut Haradinaj “shpi për shpi” në disa lagje të Prishtinës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:33
Selim Selimi dhe Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka nisur fushatën paragjedhore për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur ish ministri i Drejtësisë Selim Selimi përmes një shkrimi që i ka bashkangjitur edhe një fotografi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

“Shpi për shpi, mahall për mahall. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevoj për fasadë as performaca.

Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem. Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën’, ka shkruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat