Caktohet masa e sigurisë kundër të pandehurve A.Z. dhe V.B.

Lajme

Caktohet masa e sigurisë kundër të pandehurve A.Z. dhe V.B.

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 të KPRK-së dhe Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4 të KPRK-së dhe të pandehurit V.B. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të Kodit Penal te Republikës se Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake lidhur me të pandehurin A.Z ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndërsa të pandehurit V.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata kundër të pandehurit A.Z. ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 pika 1.2.3 të KPPK-së, ndërsa kundër të pandehurit V.B. ka caktuar masën e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat