Serbia shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të Shëndetësisë në Preshevë, në vend të tij emëron një serb

Lajme

Serbia shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të Shëndetësisë në Preshevë, në vend të tij emëron një serb

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:47
Driton Salihu

Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar me një vendim që nuk ka shumë transparencë ka shkarkuar Driton Salihun, drejtorin e deritashëm të shëndetësisë në Komunën e Preshevës.

Ky shkarkim i Salihut nga ana e Qeverisë së Serbisë dëshmon para së gjithash sesa i dëmshëm është modeli i sotëm centralizues i Republikës së Serbisë, ku Qeveria Republikane në Beograd vendos çdo gjë në fushat jetike të qytetarëve e komunave, si në çështjet e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë etj, thuhet mes tjerash në reagimet e partive shqiptare në Preshevë.

Ndryshe Salihu në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka marr asnjë arsye për shkarkimin e tij.

Lexo postimin e plotë:

Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsye jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.

Gjithashtu falënderoj gjithë pacientët si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat