Oda e Afarizmit të Kosovës i ofron përkrahje ministrit Murati në finalizimin e Ligjit të Punës

Lajme

Oda e Afarizmit të Kosovës i ofron përkrahje ministrit Murati në finalizimin e Ligjit të Punës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:26
Pamje nga takimi

Ofrimi i përkrahjes dhe kontributit profesional, përkrahja dhe kontributi i përbashkët në finalizmin e: Ligjit të punës dhe Ligjit për pushimin e lehonisë, kërkesa për krijimin e arkës “PATRIOT”, ku çdo produkt vendor subvencionohet me 10 % ulje nga TVSH, harmonizimi i vendimeve që lëshohen nga ATK dhe Dogana e Kosovës lidhur me lirimin e lëndës së parë për prodhuesit, e informimi lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Nga OAK thuhet se nënkryetari Arsim Selmonmusaj e uroi Ministrin Murati për punën dhe u shpreh i hapur për ofrimin e bashkëpunimit dhe ndihmës së OAK-së në aspektet profesionale, duke përcjellë kështu rekomandime dhe propozime konkrete rreth problemeve të natyrave të ndryshme. Nënkryetari Selmonmusaj theksoi në veçanti lobimin për ndryshim-plotësimin e Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë, si dy nga ligjet më esenciale.

Ndërsa, sekretari Diamant Elshani theksoi rëndësinë dhe kontributin që mund të japin nëse oda dhe sektori privat përfshihen në vendimmarrje duke qenë pjesë aktive e diskutimeve dhe grupeve punuese. Elshani, gjithashtu informoi Ministrin për kontributin e përbashkët të OAK-së dhe OEMVP-së lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua që tvsh-ja të paguhet brenda vendit në inkasim dhe jo në faturim, problemet e bizneseve me bankat komerciale, Kosova të bëhet pjesë e Ata Carnet, lirimi i plotë i lëndës së parë dhe pajisjeve për prodhim, rëndësia që koordinimi mes institucioneve dhe bizneseve të jetë kontinual në mënyrë që fuqia punëtore të jetë në përputhje me nevojat e tregut si dhe të aplikohet mësimi dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës në mënyrë

që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës, duke u bërë inkorporimi i shkollave profesionale dhe bizneseve.

Ministri Murati u shpreh i hapur për bashkëpunim, me qëllim që së bashku të evidentohen dhe tejkalohen sfidat të cilat hasen gjatë operimit të sektorit privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat