“A je ateist?”, ja si përgjigjet Blerim Latifi

Lajme

“A je ateist?”, ja si përgjigjet Blerim Latifi

Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:27
Blerim Latifi

Ish-deputetja e Aida Dërguti, ka pyetur filozofin Blerim Latifin se a është ateist. Kjo për shkak se ky i fundit po fliste për filozofinë e religjionit.

“Njeriu kur merr një qëndrim të caktuar për çdo çështje, jodomosdoshmërisht e merr pajtueshmërinë e të gjithë shoqërisë. Mund të ketë reagime nga pozicione të ndryshme. Derisa unë po e dëgjoj Blerimin të flasë për filozofinë e religjionit, unë desha me të pyet a je ateist Blerim?”, ka pyetur Dërguti.

Profesori Latifi fillimisht është përgjigjur shkurt duke thënë se kjo është çështje për të cilën duhet diskutuar gjatë. Ndërkohë që më vonë ka dhënë një sqarim të shkurtë duke thënë se për t’u përgjigjur në këtë çështje fillimisht duhet përcaktuar çka është ateizmi.

“Kjo është çështje e rëndë për të cilën duhet diskutuar gjatë”.

“Së pari njerëzit kanë problem me ditë cak është ateizmi. Pra, duhet të pyesësh çka është fillimisht ateizmi sepse është çështje komplekse. Njerëzit i banalizojnë këto çështje. Është çështje shumë e rëndë që do diskutime të gjana për ta përcaktuar fillimisht çka është ateizmi. Ne po flasim për një çështje më të thjeshtë, siç është liria e shprehjes. Për çështje të filozofisë së religjionit na thirrni mua dhe hoxhën e nderuar dhe ne diskutojmë sa të doni. Por, po besoj që nuk na shikon askush sepse janë çështje të rënda këto”, është përgjigjur Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat