Familjes Salihu 11 anëtarëshe nga Ferizaj i digjet shtëpia, kërkojnë ndihmë

Lajme

Familjes Salihu 11 anëtarëshe nga Ferizaj i digjet shtëpia, kërkojnë ndihmë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:21
Ilustrim

Arif Salihu banor i Ferizajt bashkë me familjen 11 anëtarshe që nga e shtuna ka mebtur pa shtëpi si pasojnë e një zjarri të furishëm i cili në mesnatë kaploi shtëpinë e tij.

Ai thotë se është ende i hutuar dhe nuk po mund ta besoj cfarë i ka ndodhur ndërsa familejn e ka shëprndarë tek të afërmit sepse nuk i ka mbetru pothuajse asgjë nga orenditë , rrobat e dokumentet që kishte. Dyshon se djegia e shtëpisë erdhi si paosjë e problemeve me energjinë elektrike.

Familja Salihu e cila ka mebtur aktualiosht në rrugë thonë se kanë nevoj për ndihmën e vullnetmirëve për ta pasur një strehë mbi kokë. Kryefamilajri Arifi thotë se vet nuk punon askund rregullisht e as anëtarët e tjerë të familjes, prandaj nuk mund të bëjë as një investim për rregullimin e shtëpisë.

Edhe anëtarët e tjerë të familjes Salihu pohojnë se ka 3 ditë që nuk po mund të qëndrojnë në shtëpinë e tyre. Thonë se e kanë të vështirë të enden dhe të jetojnë pa gjërat elementare për jetesë. Lusin ata që kanë mudnësi t’i ndihmojnë për rindërtimin e shtëpisë.

Edhe fqinjët e familjes Salihu janë tronditur nga rasti i djegesis së shtëpisë së fqinjit te tyre dhe gjendja në të cilën kanë mbetur.

Ata ftojnë se të gjitha bizneset apo njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmonë famijen e mbetur pa shtëpi.

Komuna e Ferizajt ka një fond të vogël për rastet emergjente sic është djegia e shtëpive apo emergjenca të tjera , por zyrtarët komunalë janë shpresur disa herë se me kujdes e shqyrtojnë secilën nëvojë për banim apo ushqim që e paraqesin qytetarët e komunës së Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat