Futi kamionetën në hapësirën e gjelbërt te “Rruga B”, kjo është gjoba për shoferin

Lajme

Futi kamionetën në hapësirën e gjelbërt te “Rruga B”, kjo është gjoba për shoferin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 10:54
Vozitësi me kamionetë

Të enjten, një shofer i një kamionete, kishte hipur mbi hapësirën e gjelbërt te Rruga B, për ta ndërruar kahun e rrugës.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është gjobitur.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ai është gjobitur me 100 euro dhe 1 pikë negative.

“Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur ti shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas ligjit 05/L-088 gjobitet me shumë prej 100 euro dhe (1) pikë negative”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat