“Kushëri e kam, djalë të tezes, e tybe nuk më mori në dorë” – çfarë tha e moshuara që u pa në videon në Podujevë

Lajme

“Kushëri e kam, djalë të tezes, e tybe nuk më mori në dorë” – çfarë tha e moshuara që u pa në videon në Podujevë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:54
Pamje nga QKMF Podujevë

Sjellja e një mjeku në ambientet e QKMF-së në Podujevë ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale. Por, çka po thoshte gruaja që del jashtë derës e cila u pa në video.

Veprimet e shëmtuara janë kritikuar ashpër nga qytetarët, derisa mjeku është arrestuar nga Policia e Kosovës për mos-dhënie të ndihmës së parë.

Ai përzë nga klinika të paktën tre qytetarë që kishin mbetur në korridor e që prisnin të mjekoheshin.

Gruaja që del jashtë dëgjohet në video duke thënë:

“Kusheri e kam, djalë të tezes, se tybe s’ëm rroku në dorë.”

Nga kjo mund të kuptohet se mjeku të paktën me njërin nga pacientët e tij, gruan e moshuar, ka pasur edhe lidhje familjare.

Sot janë zhvilluar protesta nga kolegët e mjekut duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat